Kryetari Totaj, në raportin 6 mujor DKRS-në, e kualifikon si drejtorinë më efektive.
’ Katundi që shihet, nuk do kallauz’’,kështu thonin dikur një thënie e vjetër, Prandaj, tani edhe për DKRS- në Prizren, të cilën po e udhëheq prof, Adem Morina, më nuk duhet ‘’Kallauz’’ sepse vërtetë një varg projektesh të realizuara e kanë bërë si njërën nga drejtoritë më efektive. Të thuash këtë konstatim e ka bërë vetë kryeri Totaj, në raportin janar-qershor, të këtij viti. Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, është drejtoria që i ka dhënë jetë aktiviteteve kulturore, rinore dhe sportive në qytetin e Prizrenit. Si është e mundur që drejtori Adem Morina,po arrin me një volum kaq të madh të punëve, me shumë projekte në investime kapitale dhe shumë aktivitete kulturore. Duhet pranuar publikisht se një dinamik të tillë për 25 vite nuk e kemi parë. Për këtë drejtori fjalë miradije tha edhe Kryetari Shaqir Totaj. Prizreni, si kryeqytet kulturor është me fat, që ka një drejtor kaq dinamik dhe menaxher të shkëlqyer e profesional. Janë shtuar organizimet kulturore, janë shtuar, fushat sportive,janë shtuar hapësirat sportive e kulturore, e gjithë kjo është një sukses ,që po arrin qeveria Totaj dhe padyshim edhe drejtori Morina, kanë një emër sukses./www.QendraPress.com/