Kryetari Totaj; nesër, fillojnë punimet për rrënimin e objektit të ndërmarrjes “Liria” që gjendet pas Shtëpisë së Bardhë në Prizren
Të nderuar qytetarë,
Njoftoheni që nga nesër, 11 tetor 2024 (e Premte), do të fillojnë punimet për rrënimin e objektit të ndërmarrjes “Liria” që gjendet pas Shtëpisë së Bardhë në Prizren (Bazhdarhane), me ç’rast do të bllokohen këto rrugë (shikoni dhe skicën më poshtë):
– Rruga “Adem Jashari”, drejtimi për Bazhdarhane te hyrja e Shtëpisë së Bardhë, do të jetë e bllokuar – alternativë e kësaj do të jetë rruga “Nuredin Shala (Edit Durham)”, ndërsa, në rrugën përskaj Shtëpisë së Bardhë do të ndryshohet kahja e lëvizjes;
– Rruga nga Bazhdarhane, prej rreth rrotullimit për në qytet do të jetë e bllokuar – alternativë për lëvizje të automjeteve do të jetë rruga Ahmet Prishtina (në drejtim të shkollës “Lekë Dukagjini” mund të shfrytëzohet edhe rruga Qazim Berisha);
– Rruga “Brahim Osmanaj”, do të jetë e bllokuar në fillim të kësaj rruge – do të jetë vetëm për banorët e kësaj rruge, ku, dalja nuk do të lejohet pasi do të jenë dy kahe për hyrje dhe dalje nga e njëjta rrugë.
Vëmendje për Operatorët transportues:
– Të gjithë Operatorët për transport jashtë Prizrenit, ata që e shfrytëzojnë transitin që nuk janë të lejuar të hyjnë në unazën e qytetit duhet ta shfrytëzojnë të njëjtën rrugë edhe për ardhjen deri në stacion.
Kërkesë për bashkëpunim nga qytetarët:
– Kërkohet nga banorët që në rrugët “Nuredin Shala” (Edit Durham) – parkingu përskaj Shtëpisë së Bardhë, t’i lirojnë parkingjet,
– Në rrugën “Rexhep Kabashi” duhet të jenë të liruara parkingjet,
– Në rrugën “Xhevë Lladrovci” duhet të lirohen parkingjet, për qarkullim të lirë të automjeteve.
Këto ndryshime do të bëhen për shkak të sigurisë së banorëve dhe gjithashtu për mbarëvajtjen e punimeve sipas planifikimit.
Kërkojmë mirëkuptimin dhe ndihmën tuaj, që rrugët alternative që janë në dipozicion të lirohen nga parkingjet me qëllim të rrjedhës së pa ndërprerë të trafikut në qytet, në të kundërtën do të detyrohemi t’i lirojmë me merimanga, ku, të gjitha shpenzimet do të barten te pronarët e automjeteve.
Ju faleminderit për bashkëpunim!