Kryetari Totaj pjesëmarrës të ne festivali ‘’Na bashkon kënga qytetare në Prizren’’
Kryetari Shaqir Totaj mirëpriti sot përfaqësuesit e grupit arbresh “Shkëmbi” nga Kalabria, të AKV “Mall për Çamërinë” dhe ata të grupit muzikor “Hareja” nga Gjeneva, të cilët janë pjesëmarrës në edicionin e VI-të të Festivalit “Kënga qytetare na bashkon në Prizren”, që mbahet sonte në orën 18:30 në Kinemanë “Lumbardhi” dhe organizohet nga SHKA “Agimi”.
Diskutuan për integrimin e shqiptarëve në shtete të huaja dhe ruajtjen e gjuhës e traditave, që është një gjë madhështore. “Është super lajm bashkimi i këtillë kulturor kombëtar përmes këngëve e valleve në Prizren” – u shpreh me këtë rast Kryetari Totaj.