Kryetari Totaj priti ambasadorin e Britanisë së madhe Nikolas Abbott

                 Kryetari i komunës së Prizrenit sot, ka pritur në një takim ambasadorin e Britanisë së madhe Nicholas Abbott Ambasador i ambasador të i emëruar në Republikën e Kosovës. Me këtë rast kryetari Totaj, tha se kish privilegjin që prita në  takim pune dhe takim të frytshëm ambasadorin Abbot, e ka bashkërisht kemi diskutuar shumë gjëra të rëndësishme që i përkasin Prizrenit të lashte e me traditë e po kështu kemi prekur e diskutuar edhe temat që i përkasin Kosovës dhe zhvillimeve tona. Jam i gëzuar që bashkëbiseduam edhe për shumë pika që prekin bashkëpunimin e mundshëm mes nesh dhe Britanisë së madhe tha kryetari Totaj dhe pastaj vazhdoi

 Kurse ekselenca e tij ambasadori Abbot tha se është kënaqësi të jesh në Prizren dhe po qëndroj këto dite këtu dhe kjo është vizita e parë zyrtare tek kryetari i komunës. Janë kohë të vështira që po kalon Kosova dhe me bisedën qe kishim ,besoj se do të lehtësojë mënyrën e përfshirjes se Britanisë se madhe në procese politike aktuale në Kosovë. Nuk mund ta injorojmë gjendjen në Veri të Kosovës që mendoj se Qeveria vendore duhet te bashkëpunojë dhe te gjej mënyra që të dilet nga kjo gjendje. Shembull për harmoni te komuniteteve është pikërisht Prizreni që jeton në një tolerance e mirëkuptim të plotë thë mes tjerash ambasadori i Britanisë së madhe. Kryetari Totaj tashmë është bërë një nga pikat referente dhe pragmatike për shumë ambasadorë të akredituar në Kosovë./www.qendrapress.com/