Kryetari Totaj priti Ambasadorin e Turqisë, Z. Çagri Sakar

0

                        Ishte kënaqësi e veçantë të prisja në takim Shkëlqësinë e tij, Ambasadorin e Turqisë, Z. Çagri Sakar me bashkëpunëtorë.  Biseduam për bashkëpunimet në vazhdim dhe për investimet e planifikuara të investitorëve turq në vendin tonë. E sigurova ambasadorin se do të ketë mbështetje institucionale dhe përkrahjen time si Kryetar për ti bërë të realizueshme investimet që janë në interes të dy popujve dhe thellimit të bashkëpunimit të Komunës së Prizrenit me Ambasadën e Turqisë.

Turqia është shtet mik i Kosovës, aleat i yni dhe mbështetëse e rrugëtimit tonë për shtetndërtim, prandaj bashkëpunimi do të jetë në axhendën tonë të qeverisjes lokale, ka shruajtur Shaqir Totaj në rrjetin e tij social.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *