Kryetari Totaj priti të parin e AAK-së  Ramush Haradinaj

                   Kryetari  i komunës së së Prizrenit Totaj, sot  ka  pritur të parin e AAK-së  Ramush Haradinaj. Me këtë rast kryetari Totaj, me respekt të veçantë tha prita njeriun e vlerave . Ne jemi në  bashkëqeverisje dhe besojë se mirë po qeverisin tha Totaj. Kuse  kryetari i AAK-së Haradinaj  tha  se  sot në qytetin e traditave dhe kulturës, në Prizrenin e bukur, qytet model i bashkëjetesës në harmoni ndërmjet njerëzve që jetojnë në diversitet. Vizitën e nisa te i pari i qytetit Shaqir Totaj, me të cilin biseduam për thellimin e bashkëpunimit, që Prizreni ta ketë qeverisjen që e meriton. Në këtë mandat qeverisës, edhe Aleanca do të jetë pjesë e qeverisjes komunale dhe e sukseseve. Kryetarin Totaj e sigurova për mbështetjen e vazhdueshme të AAK, si partner qeverisës i përkushtuar për mirëqenien e të gjithë qytetarëve.