Kryetari Totaj, priti themelueset e Institutit të Shëndetit Mendor “White Storm”

Bashkë me nënkryetarin Kujtim Gashi, takuam sot dr. Elma Miftari dhe mr. sci. Sara Miftari, themeluese të Institutit të Shëndetit Mendor “White Storm” – instituti i parë i këtij lloji në Kosovë, me seli në Prizren.

White Storm ofron trajtim për çrregullime mendore dhe neurozhvillimore, si dhe zhvillon kërkime shkencore moderne në neuroshkencë. Me trajtime edhe për pacientë nga jashtë vendit, ky institucion e vendos Prizrenin në hartën ndërkombëtare të inovacionit klinik.

Komuna e Prizrenit do ta thellojë bashkëpunimin me këtë institut unik, të udhëhequr nga gra të shkolluara në universitete prestigjioze, siç është Harvardi.