Kryetari Totaj priti zyrtarët e AKP-së, diskutojnë për menaxhimin e pronave dhe rritjen e efikasitetit në Prizren

           Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka pritur sot në takim pune zyrtarët e Agjencia Kosovare e Privatizimit, me të cilët ka diskutuar për koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta në terren.

Gjatë këtij takimi, palët kanë trajtuar çështje me interes të përbashkët, me theks të veçantë në rritjen e efikasitetit në trajtimin e proceseve që lidhen me pronat dhe menaxhimin e tyre në Komunën e Prizrenit.

Me këtë rast, Totaj theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional për të arritur rezultate konkrete në shërbim të qytetarëve.

“Bashkëpunimi me Agjencinë Kosovare të Privatizimit është i domosdoshëm për të përmirësuar menaxhimin e pronave dhe për të siguruar zbatim më efikas të proceseve në terren. Synimi ynë është që përmes këtij koordinimi të ofrojmë shërbime më cilësore për qytetarët dhe të realizojmë me sukses projektet e përbashkëta”, u shpreh Totaj.