Kryetari Totaj ,sot ka pritur invalidët e luftës, Veteranët dhe familjet e Dëshmorëve
Me rastin e Ditës së Çlirimit të Prizrenit 12 Qershorit,sot kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj,nënkryetari Kujtim Gashi dhe gjithë stafi i kryetarit Totaj,priten invalidët e luftës veteranët dhe Familje Dëshmorësh për të nderuar të gjithë ata me nga një karanfil të kuq dhe kartolinë falënderuese me moton’’Përgjithmonë falënderues çlirimtarë’ bashkë me mirënjohje të veçanta që solemnisht dhe simbolikisht sot u ndanë në këtë ditë festive për;Ferat Ademaj, Ilir Rakaj, Fadil Shurdhaj, Arlind Karahodaj, Besnik Kastrati dhe Arben Rashkaj, kurse mirënjohjet tjera do të marrin në ish eprorët e tyre .Në holin e Shtëpisë së bardhë ,ishin bërë bashkë shumica e veteranëve dhe anëtarëve të tri shoqatave të dala nga lufta ku të pranishmit fillimisht i përshëndeti Adem Morina,drejtor i kulturës, për të vazhduar pastaj të flasë për vlerat e luftës për faktin se puna dhe vepra e dëshmorëve, veteranëve dhe invalidëve nuk do të harrohet kurrë foli kryetari Totaj, ku nën patronatin e tij është organizuar edhe një koktej.
Mirënjohjet simbolike i ka ndarë Burim Shala kryetar i Shoqatës së Invalidëve të luftës dega në Prizren. Kurse për këtë ditë të shënuar ka folur edhe sekretari i OVL-së, Isa Berisha, përkujtoi lavdinë e luftës së UÇK-së dhe masakrat serbe që janë bërë deri në lirinë e sotme, duke evokuar kujtimet e para 24 vite më parë. Edhe ky organizim ishte në mesin e shumë organizimeve që sot ka organizuar komuna e Prizrenit për të shënuar Ditën e Çlirimit të Prizrenit.