Kryetari Totaj sot mbajti takimin me drejtorët e ekzekutivit
Kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj, sot ka mbajtur takimin e rregullt me drejtorët e ekzekutivit për të pa se cilat janë obligimet e kryera dhe sa janë shpenzuar mjetet e këtyre drejtorive. Fillimisht drejtoresha e arsimit Luljeta Veselaj Gutaj paraqiti aktivitet duke njoftuar se erërat e forta që ka pasur kulmi i shkollës së Lubizhdës është dëmtuar.
Kurse drejtori Çelë Lamaj edhe njëherë ka ngritur shqetësimin e tij se a është ligjore kalimi i 5 % të mjeteve na qeveri, Pasi tha se kjo marrje e mjeteve na ka prishur planifikimet për disa projekte të rëndësishme.
Lidhur me harxhimet e mjeteve komunal njoftoi drejtori Sulltan Badallaj, derisa drejtoresha e turizmit tha se me 13 dhjetor do të mbahet dimri kulturor i Prizrenit, Drejtori i kulturës Adem Morina njoftoi se shtëpia e kulturës po shkon drejt finalizimit dhe pritet të përfundoj këtë vit kalendarik.
Pranverim Berisha pohoi se realizimin e mjeteve kapitale e ka shpenzuar mbi 100 %, kurse ditori i bujqësisë Bexhat Bytyqi, njoftoi se të premten do të vazhdon faza e tret për të ndarjen e mjete bujqësore për fermerët e Prizrenit, Edin Shehu njoftoi për disa sfida që i ka drejtoria e Administratës lidhur me kontraktuesit fotokopjeve,Drejtoresha Ramize Shala njoftoi se është hapur tenderi për kamerat e e sigurisë dhe kanë konkurruar 6 kompani. Islam Ukimeri njoftoi për punën që po bënë inspektorët duke njoftuar për heqjen e konstruksioneve metalike dhe lirimin e hapësirave publike, Derisa drejtoresha e shëndetësisë njoftoi për angazhimet që po bën ekipi i kujdesit paliativ, Së fundi u tha se këtë vit shpresohet se nuk do të ketë suficit buxhet nga komuna e Prizrenit.