Kryetari Totaj sot, priti mbi 10 ambasadorë të akredituar në Republikën e Kosovës.
Kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj sot, ka pritur mbi 10 ambasadorë të akredituar në Republikën e Kosovës nga shtet të ndryshme, ku siç tha kryetari Totaj këta ambasadorë sot, kanë ardhur në Prizren për tu njohur vlerat e trashëgimisë dhe me pa nga afër punën tonë , e janë organizuar nga ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi. Pas një mikpritje dhe bashkëbisedimi kryetari i komës Shaqir Totaj tha se ‘’Sot u ndjeva i priveligjuar që pata rastin të pres një numër kaq të madh e të respektuar të ambasadorëve që janë të akredituar në Kosovë, bashkërisht kemi diskutuar për shumë tema dhe ajo që vlen ka pasur edhe pyetje shumë të mira nga ana tyre, kurse po kështu un i njoftova edhe për trashëgimin dhe punën tonë që po bëjmë , kurse pas këtij takimi të ngrohtë ne do të shëtisim në qytet për ti pa edhe disa nga vlerat e këtij qyteti tha kryetari Totaj. Kurse ne emër të ambasadorëve që ishin sot në vizitë u prononcua Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Vesterlund, duke folur rreth çështjes së kësaj vizite e dhe njëherë ka potencuar se Prizreni ka vlera të rëndësishme. Kurse sa i përket çështjes së veriu ai tha s ne jemi që përsëri të rikthehemi tek dialogu për ta bërë një zgjidhje sa më të mirë,, Kurse ai ka folur edhe për mundësitë e qeverisë suedeze që po mendon ti bënë në Kosovë dhe në Prizren. Insete Pas këtij takimi ata i kanë vizituar edhe shumë pika të rëndësishme të Prizrenit duke filluar nga Kompleksi I Lidhjes Shqiptare të Prizrenit e për të vazhduar edhe në pika tjera të bukura që i ka Prizreni. Ne vizitë ishin ambasadorë nga ;Shqipëria,Japonia, Maqedonia e veriut.TURQIA, Luxemburgu, Kroacia, sllovenia, Suedia Mali i Zi, Rumania pastaj nga UNDP dhe UNMIK-u