Kryetari Totaj sot, u nënshkroi 150 kontrata për bursa të studentëve.
Ne sallën e Asamblesë Komunale të Prizrenit sot, drejtoresha e arsimit Luljeta Veselaj Gutaj dhe stafi i kësaj drejtorie bashkë me të parin e komunës së Prizrenit Shaqir Total ndanë vendimet e nënshkruara për bursa 150 studentë të Prizrenit. Fillimisht drejtoresha e arsimit tregoi se ishin vetëm 70 bursa me vlerë prej 500 euro, ne bashkë me kryetarin Totaj këtë numër e rritëm në 150 bursa dhe po kështu e rritëm edhe vlerën e bursave në 700 euro.
Kryetari Totaj, duke përshëndetur studentët e pranishëm dhe duke uruar të gjithë këta për suksese në studime kryetari Totaj, tha se edhe pse të gjithë meritat mi adresojë drejtoresha Luljetë, unë megjithatë po them se kjo është meritë e jona e përbashkët sepse që të gjithë bashkërisht kemi marrë qëllim parësor që juve të ju krijojmë sadopak kushte më të mira studimi tha kryetari Totaj.
Kurse në emër të studentëve përfitues të bursës falënderoi studentja e gjuhës gjermane Nita Berisha e cila tha se dua të falënderojë drejtorin e arsimit kryetarin Total për ndihmën që po na japin neve si studentë,
Kryetari Totaj vetëm simbolikisht i nënshkroi pesë kontrata për studentë pastaj për studentët prezentë u ndanë kontratat e nënshkruara. /Rtv Besa/