Kryetari Totaj takon koordinatorin e ri për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Stephen O’Malley.

Kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj , në mesin e shumë mysafirëve që pret të thuash gadi çdo ditë edhe sot, ka pasur një takim të rëndësishëm, Ai lidhur me këtë takim ka shkruar’’ Kisha kënaqësinë ta pres sot në një takim kurtuazie Koordinatorin e ri për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Stephen O’Malley, të cilin fillimisht e njoftova se Prizreni është simbol i diversitetit në rajon, ku bashkëjetesa ndërmjet komuniteteve është e natyrshme dhe cilësore.
Gjithashtu, diskutuam për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Prizrenit dhe OKB-së, në funksion të avancimit të qëllimeve të përbashkëta për një shoqëri më të drejtë e gjithëpërfshirëse.’’ Ka shkruar kryetari Totaj.