Kryetari Totaj, takon sot, Komandantin e ri të Komandës Rajonale Perëndimore të KFOR-it (RC-W), kolonel Lorenzo Mangia,

Pata kënaqësinë ta takoj sot Komandantin e ri të Komandës Rajonale Perëndimore të KFOR-it (RC-W), kolonel Lorenzo Mangia, me ç’rast biseduam për vazhdimin e bashkëpunimit tonë të mirë e miqësor si dhe e falënderova për mbështetjen e pandërprerë që KFOR-i ka ofruar për Kosovën ndër vite. Ky partneritet i ndërsjellë mbetet i fortë dhe i sinqertë.Shkruan kryetari i Komunës së Prizrenit Shaqir Totaj.