Kryetari Totaj tashmë pohon se jemi çdo ditë e më afër qytetarëve
Kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj, tashmë, përmes postës elektronikë dhe medieve sociale njofton se janë çdo ditë e më afër qytetarëve. Ai mes tjerash shkruan
“I lumtur të dëgjoj nga afër propozimet për projektet më të mira të qytetarëve në Ortakoll dhe Lagjen e Trimave” – u shpreh Kryetari Shaqir Totaj gjatë takimit me banorët e këtyre lagjeve.
Përmes buxhetimit me pjesëmarrje – një praktikë e re e mbështetur nga USAID Kontrata Sociale, qytetarët patën mundësi t’i propozojnë idetë dhe të votojnë për 5 projektet më të mira.
Projekti më i mirë që do të votohet nga qytetarët e këtyre lagjeve, në ditët e ardhshme, do të financohet nga Komuna e Prizrenit. ‘’ Kurse komuna e Prizrenit sidomos përmes Drejtorisë së Shërbimeve Publike po bëhet gjithnjë e më afërt me qytetarë/QendraPress.com/