Kryetari Totaj, uroi fillimin e hapjes së punëtorisë së mbajtjes së kursit për Filigran

                             Kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj,i bashkëshoqëruar edhe nga drejtoresha e turizmit Lirije Bytyçi sot, solemnisht uruan të gjithë kandidatët të cilët sot ,zyrtarisht filluan kursin e punëtorisë për mësimin e zejes së Filigranit. Me këtë rast kryetari Totaj, i uroi të gjithë këta kandidatë dhe tha se kjo është njëri nga rastet që ne do të bëjmë edhe më shumë për të ruajtur trashëgiminë.  Kurse mirëseardhje i uroi edhe mjeshtri i filigranit Faik Bamja uroi kandidat duke shpjeguar se kursi do të zgjasë 8 muaj dhe kurse organizohet dy herë në javë.  Edhe Drejtoresha e turizmit Lirije Bytyqi i përgëzoi kandidat për këtë kurs dhe falënderoi edhe gatishmërinë e kryetarit Totaj që po bënë për këtë mbështetje Inserte Derisa mjeshtri tjetër i Filigranit Bashkim Tejeci kërkoi përkrahjen e kryetarit Totaj që në të ardhmen të ju mundësohet që Filigrani të jete edhe një drejtim e shkollës në shkollën e mesme teknike, kua atje do ë mësonin nxënës të rregullt këtë zeje.  Me këtë rast kryetari Totaj, tha se ky është hapi i parë e patjetër se do të mendojmë edhe për hapjen e një paralele në shkollën teknike për këtë zeje e jo veç për këtë po edhe për disa zeje tjera që tash, po shuhen.  Sot, filluan kursin 23 kandidatë , por që nga ditët në vijim u tha se numri do të jetë 30 kursistë të filigranit, Derisa zeja e filigranit është ndër zejet më të lashta e më të bukura që është ruajtur në Prizren.Filigrani është identitet i Prizrenit tha kryetari Totaj.