Kryetari Totaj, uron Ditën Ndërkombëtare të Romëve

Kryetari i Komunës së Prizrenit Shaqir Totaj, uron Ditën Ndërkombëtre të Romëve. Ai shkruan” Sot, më 8 Prill, shënojmë Ditën Ndërkombëtare të Romëve, ditën që simbolizon identitetin, kulturën dhe kontributin e çmuar të komunitetit rom në shoqërinë tonë.
Me këtë rast, rikonfirmojmë angazhimin për të bashkëpunuar ngushtë dhe për ta mbështetur integrimin e plotë dhe të barabartë të komunitetit rom në çdo fushë të jetës.
Urime Dita Ndërkombëtare e Romëve!”