Kryetari Totaj,inspektoi rrugët që po asfaltohen në lagjen ‘’Kurilla’’
Kryetari i komunës Shaqir Totaj, i bashkëshoqëruar nga drejtori i shërbimeve Publike Çelë Lamaj, dhe drejtori i Inspektorateve Islam Ukimeraj .Vizituan punimet që po bënin në shtrimin e asfaltimit në rrugën ‘’Haxhi Zeka’’ të gjatë 350 metra. Me këtë rast kryetari Totaj tha se sot jemi këtu në këtë rrugë në lagjen Kurrilla dhe padyshim se tashmë do të vazhdojmë edhe në lagjet tjera, E filluam me unazën e qytetit dhe e vazhdojmë më këto rrugë dhe pastaj do të vazhdojmë edhe në lagjet tjera sipas prioriteteve tha kryetari Totaj . Kjo rrugë ka koston prej 200 mijë euro dhe brenda ditëve të vikendit pritet që këto rrugë të përfundojnë dhe kështu o rregullohet infrastruktura rrugore e Prizrenit.