Kryetari Totaj;Lugina e Drinit të bardhë,prioritet që kërkon bashkëveprim edhe me komunat tjera
Kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj, duke iu përgjigjur pyetjes se çfarë projekti ka për dëmtimet që i janë bërë shtratit të Drinit të bardhë, ai pohoi se Lugina e Drinit të bardhë, është njëri nga projekte tona që ka prioritet dhe që kërkon bashkëveprim edhe me komunat tjera, Duhet të them se ky projekt është madhor, dhe jemi të vetëdijshëm se është ndër projektet madhore. Sepse ka dëmtime të mëdha në këtë Luginë janë bërë sidomos, me marrjen e zhavorrit. Por, asnjëherë se kemi harruar këtë projekt. Por pasi që është ndër projekt madhore,dhe kërkon investime të mëdha , themi se se Drini nuk fillon, nga komuna jonë. Ne do të bashkërendisim disa detyra dhe angazhime bashkë me komunën e Rahovecit, pasi që ky projekt kërkon investime të ,larta, do të shohim që të kemi bashkëpunim edhe me ndonjë donatorë ndërkombëtar. Por,nuk do të kursehemi as nga buxheti komunal, ka theksuar kryetari Totaj. E vërteta e dëmtimit të shtratit të Drinit të bardhë, ka ndodhur që nga paslufta, ku janë dëmtuar qindra hektar tokë buke . Tani kur, bota u sprovua me rastin e luftës në Ukrainë, po e sheh se sa rëndësi ka buka. Prandaj,ideja dhe projekti i së ardhmes së kryetarit Totaj do të gjejë përkrahje ta pafund edhe nga banorët e Hasit dhe Përdirnisë, të Prizrenit dhe Rahovecit .Por edhe donatorët ndërkombëtar nuk do të hezitojnë që këtë projekt ta jetësojnë./qendrapress,com/