Kryetari Totaj,në përurim të bustit  të Lekë Dukagjinit tha: “Sa më shumë të dimë të afirmojmë të kaluarën ,ndihmojmë të ardhmen tonë.

Dje në fshatin Shpenadi të Prizrenit është shënuar një moment i rëndësishëm kulturor dhe historik ku është vu shtatorja e Lekë Dukagjinit,e ngritur si shenjë nderimi për figurën historike që la gjurmë të thella në identitetin dhe traditën shqiptare. Në këtë përurim ishin foigura të ndriutura kombëtare e atdhetare si dhe kryetari I komunës Shaqir Totaj dhe stafi I tij. Ku fillimisht në këtë përurim ka përshëndetur përfaqësuesi i shoqatës “Lekë Dukagjini” në Shpenadi, Arianit Çollaku. Ai thase “Shtatorja e Lekës nuk është vepër monumenti prej guri apo bronzi por një simbol krenarie kombëtare një kujtesë e përjetshme për të kaluarën tonë të lavdishme ajo na kujton çdo ditë se kush jemi, nga vijmë, dhe çfarë duhet të mbrojmë. Inserte Kryetari i Komunës Prizren, Shaqir Totaj pas zbulimit të bustit tha “Sa më shumë të dimë të afirmojmë të kaluarën vlerat tona kombëtare trashëgimin kulturore siç po e bëjmë sot këtu në një masë të madhe të ndihmojmë ofrimit mes nesh edhe me një masë të madhe të ndihmojmë edhe krijimit të ardhmen sa më të mirë,” tha Kryetari Totaj. Monsinjor Rok Gjon Lleshi tha se “Kjo ngjarje sot dëshmon që njeriu nuk vdes por jeton për amshim e veçantë jetojnë ata që në jetën e tyre kanë lanë gjurmë të pashlyeshme në jetë e në histori ashtu sikur që edhe Lekë Dukagjini i cili jetoj në të njëjtën kohë me Skënderbeun që ishin aq shumë të afërm dhe bashkëpunëtor,” . Derisa Mulla Nebi daka nga Korisha me këtë rast tha se “Populli shqiptar po bashkohet o afrohet po konsolidohet në rrugën e atyre në rrugën e atyre që dhanë më të shtrenjtën. më kujtohet një thënie e Hasan Prishtinës që thotë njeriu i ditur është si harta hartën njeriu kur e ka përpara nuk e humbë rrugën kurrë edhe ne na kanë mësuar ata të parët që rrugën nuk e humbim kurrë por heqim përpara dhe populli shqiptarë shkon tu forcu dhe ti nderua heronjtë e vet edhe tu e nderua edhe Lekë Dukagjinin përherë në këto troje,”. Në këtë cermoni morën pjesë shumë përfaësuesë dhe figura atdhetare si dhe të klerit fetar, e intelektualë .