Kryetari Totaj,priti delegacionin afaristë nga Portugalia

Kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj, sot, ka pritur delegacionin afaristë nga Portugalia si dhe ish-Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Portugali, Ylber Kryeziu.Ai me këtë rast ka shkruar
‘’ Mirëprita në takim Kryetarin e Shoqatës Portugeze të Biznesit, njëkohësisht drejtor i kompanisë “Grupo Érre”, Ramiro Brito, Kryetarin e Shoqatës së Dhomave Mesdhetare të Tregtisë dhe Industrisë, Luis Roby dhe ish-Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Portugali, Ylber Kryeziu.
Diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, si teknologjia, planifikimi urban dhe energjia e ripërtëritshme, me ç’rast shprehëm gatishmërinë për zhvillimin e projekteve konkrete në Komunën e Prizrenit, e cila është destinacion tërheqës për investime dhe partneritete afatgjata me ndërmarrës ndërkombëtarë.
Me mysafirët portugezë vizituam edhe Innovation and Training Park (ITP) në Prizren, ku u njohën nga afër me infrastrukturën, hapësirat dhe mundësitë që ofron ky park për zhvillimin e inovacionit dhe teknologjisë.’’ shkruan kryetari Totaj.Viyita e ndërkombëatrëve në Prizren janë të shpeshta dhe shumë produktive, ku mikëpritja e kryetarit Toatj, tashmë është dëshmuar , si dhe bashkëpunimi I mrëkuptimit. /QendraPress/