Kryetari Totaj,priti ministrin Çeku, ku edhe dakordohen për dhjetëra investime në trashëgimi, kulturë e sport të këtij qyteti
Kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj, i bashkëshoqëruar edhe nga nënkryetari i komunës Kujtim Gashi, drejtori i Kulturës Adem Morina dhe nga kabineti i kryetarit sot kanë pritur ministrin e Kulturës Rinisë e Sportit Hajrullah Çekun deh kabinetin tij. Pas një takimi mjaftë të gjatë u tha se janë dakorduar për dhjetëra investime si në ; trashëgimi, kulturë e sport e infrastrukturë të këtij qyteti, Kryetari Totaj më këtë rast ka falënderuar ministrin Çeku për gadishëmrinë e tij që për Prizrenin të bëhet sa më shumë duke ditur edhe rëndësinë që ka ky qyteti. Pastaj edhe për faktin se i përkasin të dytë po këtij qyteti. Ministri Çeku falënderoi për mikpritjen dhe gatishmërinë e bisedimit që është bërë për dakordimin e e investimeve të ministrisë në këtë qytet të trashëgimisë e kulturës dhe traditës, Ministri Çeku me këtë rast tha se investimet komunale do të behën ne infrastrukturë kulturore, duke përmendur trashëgimin, pastaj hamamin e Gazi Mehmet Pashës ,Palestrën sportive, Stadiumin ‘’Përparim Thaçi’’ restaurimet që do të bëhen e po ashtu ai tha se kanë për edhe zotim mjetesh në parim që lidhur me kohën e shkurtimit të kryerjes së renovimeve të tërësishme për shtëpinë e kulturës ‘’Xhemajli Berisha ‘’ në Prizre
Kjo vizitë u konsiderua si një vizitë e rëndësishme dhe shumë e frytshme përderisa nuk duhet harruar se kjo edhe ishte ndër vizitat e para që ministrat i bënë komunës dhe kryetarit Totaj /Rtv Besa/