Kryetari Totaj,priti një delegacion nga Gjermania,udhëhequr nga Gjenerali Erhard Bühler, ish-komandant i KFOR-it gjerman në Prizren.

Kryetari Shaqir Totaj priti sot një delegacion nga Gjermania, të udhëhequr nga Gjenerali Erhard Bühler, ish-komandant i KFOR-it gjerman në Prizren, të cilët kësaj here po e vizitojnë qytetin për qejf. Gjenerali Bühler dhe anëtarët e delegacionit shprehën komplimente për progresin e dukshëm infrastrukturor në Prizren, me ç’rast theksuan se janë të impresionuar me zhvillimet, duke nënvizuar se kanë kaluar kohë të rëndësishme këtu gjatë misionit të tyre dhe kanë vërejtur transformimin e Prizrenit në një vend më të zhvilluar dhe të përmirësuar.
Kjo vizitë simbolizon lidhjet e forta dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë, që shërben si motiv shtesë për përparimin e mëtejshëm të Komunës së Prizrenit.