Kryetari Totaj,priti Shefen e UNICEF-it në Kosovë, Veronika Vaschenko.

               Kryetari i Komunës Shaqir Totaj  sot, ka  pritur Shefen e UNICEF-it në Kosovë, Veronika Vaschenko, Ai me këtë rast ka shkruar    “Me kënaqësi prita sot Shefen e UNICEF-it në Kosovë, Veronika Vaschenko, me të cilën diskutuam për vazhdimin e bashkëpunimit në projekte me ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e fëmijëve dhe të rinjve.Në veçanti, biseduam për projekte në përkrahje të edukimit të hershëm, rritjen e qasjes në arsim cilësor dhe mbështetjen e fëmijëve me nevoja të veçanta, me synim fuqizimin e mirëqenies e perspektivës së tyre për të ardhmen.  Takimi shërbeu si rikonfirmim i përkushtimit të përbashkët për zbatimin e programeve dhe politikave që mbështesin zhvillimin dhe mbrojtjen gjithëpërfshirëse të fëmijëve.”