Kryetari Veseli vazhdon takimet me strukturat e partisë nëpër Kosovë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli i shoqëruar nga anëtarë të Kryesisë Qëndrore, ka takuar strukturat e partisë në Has.
Në këtë takim kryetari Veseli ka folur për situatën politike nëpër të cilën po kalon Kosova si dhe sfidat me pandeminë.
Kryetari Veseli ka shprehur mbështetjen e tij dhe të partisë për këtë degë dhe ka inkurajuar atë që të vazhdojnë punën në të mirë të qytetarëve të Hasit.
Kryetari degës, z.Adem Morina ka falënderuar kryetarin Veseli për mbështetjen dhe eshtë zotuar se puna në interes të qytetarëve do të jetë fokusi kryesorë edhe më tej.’’/qendrapress.com/