Kryeziu: Asociacioni aktual është OJQ, ky i riu ka elemente ekzekutive
Analisti politik, Kadri Kryeziu, ka thënë që Asociacioni i vitit 2013 ka qenë në formë të organizatës joqeveritare, ndërkaq i riu do të jetë me elemente ekzekutive.“Një marrëveshje është bërë më 2013. Pastaj më 2015 janë parimet të cilat këto parime ish-presidentja atëherë ka pasur hezitime, dhe ka bërë kërkesën në Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë Kryeziu në Info Magazine të Klan Kosovës.Gjykata Kushtetuese ka konkluduar në fund se Asociacioni mund të bëhet në bazë të 2013-ës. Marrëveshja 2013, jo na bazë të 2015-ës se bie në kundërshtim me 18 nene të Kushtetutës ë Republikës ë Kosovës”.Sipas ish–gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Asociacioni duhet të bëhet në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e këtij vendi.“Asociacioni duhet të bëhet në kornizat kushtetuese dhe ligjore të Kosovës. Asociacioni është me elemente ekzekutive. Ta kemi parasysh, ekzekutive se në hierarki ekzistojnë dy pushtete: pushteti qendror dhe pushteti komunal. Ekzekutive, komunale. Aty shkruan në marrëveshje: Ambienti i karakterit lokal, shëndetësia lokale. Ato çështjet, shërbimet publike lokale”.“Ekzekutiv po, por ekzekutiv komunal. Komunat sot kryetarët e komunave krejt kanë pushtet ekzekutiv vetëm komunal. Nuk ka ekzekutiv qeverisës”.“Asociacioni është entitet juridik. Edhe me pushtet. Problemi është që ka pushtet. Këtu është problemi i pushtetit se ne e kemi Asociacionin e komunave të Kosovës që janë OJQ. Por këtu ka pushtet si entitet. Pushteti është përfaqësues. Organika e krijimit të Asociacionit është sikur asociacioni tash që e kemi”.