Kryeziu: Ky proces nuk i plotëson standardet për t’u quajtur proces zgjedhor, është më tepër si improvizim

                     Ismet Kryeziu nga DnV ka thënë se rrethanat në të cilat po zhvillohet procesi zgjedhor janë të papërshtatshme. Ai tha se këto zgjedhje në komunat veriore nuk janë të lira, të drejta dhe barabarta.Sipas tij, procesi i zgjedhjeve në veri sot është më tepër si improvizim, dhe se nuk i plotëson standartet e nevojshme, shkruan gazeta online Reporteri.net.Mendoj që Demokracia në Veprim në fillim të këtij procesi ka deklaruar se nuk ekzistojnë kushtet dhe rrethanat në të cilat jemi duke vepruar. Nuk janë rrethana që garantojnë zgjedhje të lira, të drejta dhe të barabarta, nuk plotësojnë standardet e zgjedhjeve. Dhe sot në këtë proces duke parë refuzimin e qytetarëve serbë për të marrë pjesë në zgjedhje dhe numrin e vogël që s’mund të kalojë as gishtërinjtë e dorës. Mendoj që ky proces është më tepër improvizim i procesit zgjedhor sesa një proces që garanton standardet e zgjedheve të drejta dhe të lira ku përfshihen komunitete”, ka thënë ai në televizionin publik drejpërdrejt nga Zveçani.“Unë mendoj se përveç legjitimitetit juridik, ky proces nuk ka legjitimitet politik”, tha Kryeziu.“… mendoj që nuk i plotëson standardet ky proces për t’u quajtur proces zgjedhor i ndershëm dhe për të garantuar standardet dhe idenë pse po mbahen zgjedhjet.”Ndryshe, pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje deri në ora 11:00 nuk ka qenë e kënaqshme.Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, deri në ora 11:00, në Leposaviq kanë votuar 28 votues (0,21%), në Zubin Potok 65 votues (1%), e në Zveçan janë 29 votues (0,41%).ValdNdërsa në Mitrovicë të Veriut është parë një numër më i madh në krahasim me komunat e tjera, ndonëse prapë jo i kënaqshëm. Bëhet fjalë për 191 votues apo 1.05%. /Reporteri.net/.