Kthehen temperaturat “përvëluese”

0

                       Temperaturat minimale luhaten nga 14C deri 17C, e maksimalet shënojnë rritje deri në 35C e 36C, e të mërkurën me tendencë të rënies së lehtë në 33C.Gjatë ditëve të ardhshme mbi vendin tonë parashihet të mbretërojë mot i qëndrueshëm kryesisht me kthjellime dhe me diell.

Derisa nesër (e shtunë) temperaturat nuk do të kalojnë mbi 30C, nga dita e diel sërish do të ketë ngritje të temperaturave deri në 35C.Sipas Prishtina Weather, ditëve të para të javës së ardhshme, parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Orëve të pasdites me vranësira, e përreth viseve malore me mundësi për ndonjë rigë lokale shiu.Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira, vetëm orëve të pasdites, me rritjen e koncentrimit të ozonit sipërfaqësor mund të kalojë edhe në vlera mesatare.Indeksi i rrezeve UV në këto ditë të kthjellëta do të jetë në vlera shumë të larta, prandaj preferohet t’i ikim qëndrimit më të gjatë në diell nga ora 10 deri 16.Temperaturat minimale luhaten nga 14C deri 17C, e maksimalet shënojnë rritje deri në 35C e 36C, e të mërkurën me tendencë të rënies së lehtë në 33C.Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare 2-9m/s, të shtunën nga veriperëndimi, e nga e diela prej jugperëndimi.Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes mbi vlera normale”, thuhet në parashikimin e Prishtina Weather.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *