Ku ishte familja e Adem Demaçit gjatë bombardimeve në Kosovë, flet djali i tij Shqiptari
Shqiptar Demaçi si asnjëherë më parë ka folur për njërën nga figurat kyçe të politikës së Kosovës, babin e tij, Adem Demaçin.Në mesin e rrëfimeve për të ai foli edhe për vendimin e Demaçit për mos ta lëshuar Kosovën edhe gjatë kohës kur kishin filluar bombardimet në mars të 1999-ës.Shqiptari deklaroi se më babin e tij gjatë kësaj periudhe nuk ishin takuar për disa kohë, teksa ishin bashkuar në muajin maj të ’99-ës.Ai u shpreh se gjatë asaj periudhe Demaçi kishte dalë pothuajse çdo ditë rrugëve së bashku me motrën e tij për t’i takuar shqiptarët e për t’u konsultuar me ta.“Baba ka pas qejf me ndodh kjo sepse e ka ditë që kanë me u shpejtu proceset. Rënia e bombave ishte shpejtim i proceseve dhe zgjidhja e proceseve”, tha Shqiptar Demaçi në një rrëfim në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN” në Klan Kosova. Unë me babën s’jemi taku deri kah muaji maj, diku kah 15 maji kur ai vjen në shtëpi të Ibrahimit e na thotë a këtu jeni a? Dhe pastaj ne kthehemi në shtëpi. Gjatë asaj kohe ka ardh këtu policia dhe kanë dashtë me na bë gjëra të këqija, por këtu kemi pasur fqinj që i kanë frikësu ata policë, i kanë thanë kënd po doni me e maltretu, a e dini që kjo është familja e Ademit. Ata s’kanë dasht pastaj me bë problem më të madh”, u shpreh ndër tjera ai.