Ku janë kufijtë e shqiptarisë, edhe të Kosovës? Shkruan;Ruzhdi Gashi avokat

0

Pajtohem me opozitën dhe kundërshtarët e demarkacionit me Malin e Zi ashtu si ka vendosur Komisioni Shtetëror i Republikës së Kosovës. Aty nuk është kufiri i vërtet.

Kudo që vendoset kufiri, edhe në Çakorr e Kullë, është gabim. Edhe kudo tjetër që të vendoset, është prap gabim.

Shqiptarët, pasardhës të Ilirëve e Dardanëve së bashku me Etrustët janë pasardhës të Pellazgëve. Ne, populli më i lashtë, jetonim në katërkëndëshin e ujrave të nxeta të mesdheut, Lezhë (Troja) – Athinë – Stamboll (Konstatinopojë) dhe Romë. Pastaj  u shtrimë në tërë Eropën, Azinë e më gjerë. Prandaj, kudo që të vendoset vija kufitare për shqiptarët, është gabim.

Por, por, demarkacioni me Malin e Zi duhet të votohet.

Nuk është koha që, vetem tani të vendosen kufijtë real të shqiptarisë. Kjo, caktimi i kufijve të Republikës së Kosovës, është vetëm faza e dytë pas krijimit të Republikës së Shqipërisë.

Çdo tentim për destabilizimin e Republikës së Kosovës për këto gjëra është gabim. Kosova është krijuar pas një lufte popullore 100 vjeqare dhe me përkrahjen e miqve tanë, BE dhe SHBA.

Andaj, populli i saj dhe miqtë tanë, besoj se, nuk do të lejojnë që Republika e Kosovës të destabilizohet dhe shkatrrohet, as nga huliganët dhe grupet e vogla të interesit, qoftë politik apo kriminal, as nga injorantët, as nga të korruptuarit, as nga të kriminalizuarit dhe as nga agjenturat e ndryshme anti shqiptare në përgjithësi, e antikosovare në veçanti.

Mobilizim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *