Kufizimi i lëvizjes nuk vlen për gazetarët
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka njoftuar se gazetarët, kameramanët, fotoreporerët dhe punonjësve tjerë të medias janë të lirë nga rregullat e kufizimit të lëvizjes shkak i COVID-19.
AGK ka raportuar se ka pyetur Ministrinë e Brendshme pas shqetësimeve të gazetarëve për masat e kufizimit të lëvizjes, njofton Insajderi.
Por, MPB, ka bërë të ditur se asgjë nuk ka ndryshuar sa i përket aktivitetit të gazetarëve dhe se vlejnë rregullat e deritanishme.
“Ju njoftojmë se asgjë nuk ka ndryshuar në këtë drejtim, vlejnë rregullat e deritanishme për zhvillimin e aktiviteteve të tyre”, thuhet në përgjigjen e MPB-së.
AGK u bën thirrje gazetarëve, kameramanëve, fotoreporterëve dhe punonjësve të tjerë medial që gjatë gjithë kohës të mbajnë me vete I.D. e tyre të punës, të cilat dëshmojnë angazhimin e tyre profesional. /Insajderi.com