Kujdes nga temperaturat e larta, sot deri në 36 gradë

                    Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot parashihet të mbajë mot me diell dhe v ranësira të shpërndara.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31deri 36 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-3m/s.

Ndërkaq, për të dielën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme, të cilat gjatë pjesës së dytë të ditës mund te sjellin riga lokale shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.

Indeksi UV mbetet shumë i lartë prandaj rekomandohet zbatimi i këshillave të IKSHP.

Ndërkaq, IHK njofton se java e ardhshme parashihet të ketë riga shiu dhe ulje të temperaturave