Kujtim Gashi falënderon votuesit e PDK-së dhe thotë ‘’puna nuk ka mbaruar’’

0

                 Kujtim Gashi,  ish ministër dhe ish deputet falënderon votuesit e PDK-së dhe thotë ‘’puna nuk ka mbaruar’’, ai  fton elektoratin se tani duke thënë jemi shtëpi e madhe’’ me ne që ndërtuam e zhvilluam shtetin’’ dhe ja postimi i tij i plotë.

Të dashur qytetarë,

Anëtarë dhe simpatizantë të PDK-së, faleminderit nga zemra për mbështetjen që treguat për Partinë Demokratike të Kosovës. Faleminderit kryetarë të nëndegëve dhe anëtarë të oganeve drejtuese të partisë, komisionerë, vëzhgues e vullnetarë për punën, përkushtimin dhe përkrahjen për ne kandidatët për deputetë. Faleminderit për angazhimin tuaj për të sjellur rezultate për partinë, pavarësisht rrethanave të vështira që ishim në këtë proces zgjedhor, marrë parasysh mungesën e liderve tonë.

Përgjithmonë me shtëpinë e madhe PDK, me ne që ndërtuam e zhvilluam shtetin. Puna nuk ka mbaruar. Vazhdojmë bashkë, si në ditë të mira, ashtu edhe në të vështira! Faleminderit shumë!’’/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *