Kujtim Gashi: Jemi pro rrëzimit të Qeverisë, por nuk japim nënshkrime

0

Kujtim Gashi nga Partia Demokratike të Kosovës, tha se tendenca e VV për rrëzim të qeverisë nuk është serioze.

“Ne bashkë me VV nuk i kemi 61 vota, dhe aktualisht ne nuk kemi bashkëpunim me VV, në momentin që PDK i ka 61 vota në tavolinë mirëpret iniciativat ë tilla. Kjo qeveri është e dëmshme, po aq sa ka qenë e dëmshme qeveria Kurti”, tha ai sot në emisionin Imazh në RTK.

Sipas tij qeveria që ishte para Hotit, nën udhëheqjen e Kurtit ka qenë shumë e dëmshme dhe i ka bërë shumë dëm Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *