Kujtim Kastrati nga Malësia e Vogël dhe Anjeza Bellanica nga Krusha e Madhe,viktima të aksidentit në Kroaci.

0

                            Me të marrë lajmin tronditës, për humbjen e jetëve të dy bashkëqytetarëve tanë nga aksidenti i sotëm, kam marrë rrugën për në Kroaci, që të solidarizohem me familjarët e bashkëatdhetarët tanë në këto momente të rënda.

Kujtim Kastrati nga Malësia e Vogël dhe Anjeza Bellanica nga Krusha e Madhe, janë dy viktimat e konfirmuara nga komuna e Rahovecit, për të cilët lumturia e ardhjes në atdhe u kthye në një hidhërim për gjithë të afërmit, të njohurit, dhe të gjithë ne.

Familjeve Kastrati dhe Bellanica u shpreh ngushëllime të sinqerta dhe solidaritetin tim më të thellë, i lutem Zotit të gjejnë forcë për të përballuar dhimbjen e kësaj humbjeje të tmerrshme për ndarjen nga jeta të fëmijëve të tyre të dashur dhe uroj që shpirti i viktimave të gjejë paqen e merituar!

Poashtu, më lejoni të ju njoftoj se gjatë tërë ditës kam qenë në kontakt të vazhdueshëm me ambasadorin e Kosovës në Kroaci, z. Gëzim Kasapolli, dhe Kolonel, Atashe Ushtarak i Mbrojtjes në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Kroaci, z.Skënder Hoxha, të cilët i falënderoj për kujdesin dhe interesimin e tyre!

Kjo dhimbje duhet të na forcojë kujtimin për ata që humbën jetën, dhe për idealet e tyre dhe perspektivën për një jetë më të mirë!

Shërim të shpejtë të lënduarve!

Kujtimi dhe Anjeza, pushofshin në paqe!

Ngushëllime të gjithë familjarëve të viktimave për humbjen e më të dashurve të tyre!Bënë të ditur kryetari i Komunës së Rahovecit Smjal Latifi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *