Kukësi e Prizreni përmes kullës së Eksodit shprehin shpirtin vëllazëror

0

                         Ishte viti 1999 kur qyteti i Kukësit, ishte bërë qyteti më i populluar për afër 1 milion kosovarë që ishin dëbuar dhe kishin gjetur derën e hapur dhe zemrën bujare në Kukësin që atë botë quhej ndryshe edhe qyteti gri. Kukësi dhe sheshi i Kukësit atëbotë ishin bërë pjesa e shpresës dhe pjesa e pritjes të së ardhmes, Atje tashmë si shenjë e atij sheshi ka mbetur kujtim i ngritur në vonë Kulla e Eksodit të Kosovës, për të cilën kullë tani më përkujdeset vetë Bashkia e Kukësit. Kryetari i Bashkisë së Kukësit Safet Gjici, duke folur me emocion të veçantë për këtë kullë tha se kjo na rikujton të kaluarën dhe shprehë shpirtin vëllazëror që kemi ne shqiptarët këtej e tutje kufirit, ne jemi një komb dhe kufiri është vetëm një vijë administrative e në fakt ne je i një komb. Ku shesh ishte sheshi i kosovarët në pranverën dhe verën e vitit 1999 përkujtoi kryetari i Bashkisë Gjici, dhe pastaj pohonte kjo kullë është kujtimi zonë i përbashkët dhe është vete kujtimi më i rëndësishëm që kemi ne tha ai për Rtv ‘’Besa’’.  Kurse Sami Mata,nënkryetar i Këshillit Bashkiak të Kukësit tha se kjo kullë është një kujtim i përbashkët dhe një kujtim që nuk guxon të harrohet asnjëherë se këtu ishte njëherë një shesh ku kosovarët e ndanë dhembjen e madhe të atdheut të tyre. Kulla e Eksodit tani është jo vetëm një kujtim, por edhe një pikë e bashkimit të kombit të ndarë në dy pjesë. Derisa  Mr. Shefajet Berisha, edhe njëherë  rikujton atë  kohë  siç e quajti ai kohë  të jesh a mos të jesh. Kurse kjo kullë  saktë është një shenjë  nderimi të  eksodit dhe mbi të  gjitha  dashurinë e atij gjaku  të  përbashkët/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *