Kukësi, surpriza më e bukur e fundjavës…-Shkruan;-Sitki Q. JASHARI, kryetar i Shoqatës LAI

– Na ftoi sot në qytetin e veçantë me shumë tradita patriotike, Kukës, miku ynë i mrekullueshëm, patriot fisnik, Lulzim Hajdari. Rreth orës 09:00 me furgonin e vënë në dispozicionin tonë nga miku i vlerave, aktivisti shumë fisnik i lëvizjes, “LAI”, poeti dhe shkrimtari, Perikli Shuli, u nisem drejt Kukësit të shoqëruar edhe nga profesori Hamdi Hysuka, menaxheri i lëvizjes, Z. Ruzhdi Dervishi, Kryetari i degës së lëvizjes për Krujën, Z.Hasan Stafa dhe aktivistet e lëvisjes, “LAI”, dy zonja të nderuara, Moza Shehu dhe Drita Shuli…
– Kishim disa ditë që po diskutonim për ngritjen e degës së Kukësit në shërbim të “Lëvizjes Atdhetare Iliria”. Zonja shumë e Nderuar Vera Istrefi, aktiviste e lëvizjes, na sugjeroi se djalosh më të zot se poeti, shkrimtari, Lulzim Hajdari për degën e Kukësit, nuk mund të gjenim dhe vërtet kishte patur shumë të drejtë. Miku ynë e kishte organizuar shumë mirë mikpritjen. Një surprizë e mrekullueshme për Kukësin ishte pjesmarja e shumë nxënësve të shkollave të gjimnazit. Mesazhi ishte shumë i qartë…. “Duhet të luftojmë shumë për të ofruar shërbimet e brezit të ri, si e arthmja jo vetëm e lëvizjes “LAI”, por edhe si e arthmja e garantuar e kombit. Patrioti kuksian, shkrimtari Luzim Hajdari, i cili morri përsipër misionin drejtues të degës së Kukësit, deri në zgjedhje të reja, na prezantoi miqtë fisnik që na nderuan me pjesmarjen e tyre, si Aida Muja, specialiste e librit në bibliotekën e Kukësit, Agim Spahiu, administrator i pallatit të kulturës, Hasan Prishtina, Valmira Muja poete dhe Liridon Cenaj, punonjës tek muzeu i Pallatit të Kulturës.
– Vërtet një surprizë e bukur ishte edhe pjesmarja e një delegacioni nga Tropoja, i kryesuar nga aktivisti patriot, Shpend Bisheva dhe tropojanët fisnik, Qazim Dozhlani dhe Avdi Neza….
– Ishte shumë i këndshëm vendi i takimit…Një lokal shumë origjinal, nga gjelbërimi, freskia, joshja thjesht me emrin “Zabeli”. Ishte ora 11:00 kur arritëm. Nga magjia e gjelbërimit, e freskisë, e ajrit të pastër, na u duk se edhe dielli ndriçonte më ëmbël. Pjesmarësit ishin të etur për të mësuar sa më shumë gjëra për misionin e lëvizjes. Vërtet pas fjalës zyrtare që mbajti Z. Kadri Dauti, Sekretar i Përgjithshëm i “LAI”, i cili rrëfeu shumë bukur pikat kyçe të lëvizjes, programin e saj, statusin e saj, objektivin e saj, nisën diskutimet dhe pyetjet, ku dallim të veçantë ishte pyetja e një gjimnazistie se, – Çfar mund të bëjë lëvizja “LAI” në shërbim të të rrinjve që ata të mos e kenë mendjen veç për të ikur kuturu… U përgjigjën shumë vetë në shërbim të të njëjtës pyetje edhe duke diskutuar për shumë çështje ku duhet të peshojë aktiviteti i lëvizjes.
– Vërtet të gjithë të pranishmit, diskutonin lirshëm plot kënaqsi dhe të vendosur në çfar flisnin dhe mendonin, sepse vetë struktuare e veprimtarisë së lëvizjes, vetë mënyra e krijimit të ngrohtë të ambientit nga ekipi i lëvizjes, duke shmangur metodat e unit, e lidershipit, e njëshit, e klasifikimit apo rangut, duke i vlerësuar të gjithë diskutantët me të njëjtën pesh vlerësimi dhe respekti, bën të mundur që edhe debatet të jenë shumë të çiltër, të pacensuruar…Ma vërtet nuk mundemi të veçojmë se kush diskutoi më bukur, profesor Hamdiu, Perikliu, Moza Shehu, Aida Muja, Rushdiu, Qazimi, Hasani, Avdiu, nxënësit, apo vet Lulzimi që çiltërsisht dha gadishmërin në shërbim të lëvizjes, apo vetë tropojani fisnik, Shpend Bisheva, i cili premtoi se shumë shpejt do të organizojë edhe degën e Tropojës në shërbim të lëvizjes…
– E pamundur për shkak të një problemi privat, nuk mundi të marrë pjesë në aktivitet, Zonja e Nderuar, Vera Istrefi, por që nuk nguroi të përshëndes evenimentin, duke na dhuruar gadishmërinë e saj në shërbim të misionit të lëvizjes, “LAI”…
– Miqtë e mi të mrekullueshëm dhe gjithë patriotët e ndershëm bashkëkombas kudo që ndodheni…Vërtet Dielli i Lëvizjes Atdhetare Iliria, që sapo ka kaluar vitin nga agimi i lindjes tij, po ngjitet ngadal dhe bindshëm drejt zenitit…Rrezet e këtij dielli plot garanci dhe siguri po depërtojnë bindshëm ndër zemra të shqiptarisë…Kanë mbetur edhe pakë maje malesh shqiptare pa i kapluar drita e këtyre rezeve shumë shpresdhënëse…Jemi të sigurtë se brenda muajit Tetor drita e këtij dielli do të pushtojë të gjithë hapsirën e trojeve etnike shqiptare…Mirëpresim çdo shqiptar pa dallim feje, krahine, ideje, ti bashkëngjitet kësaj lëvizje patriotike, të vetmen në llojin e saj, e cila vërtet ka një mision shumë fisnik…Kush kërkon të aderoj në lëvizjen tonë nga të katër cepat e planetit, mjafton të shkruaj këtu, të shpreh dëshirën dhe ne i rrëfejmë mënyrën e pranimit…
Shëndet të mirë, dhe suksese në aktivitetet tuaja të gjithëve, kudo që shërbeni…
/QendraPress/