Kuksianët bllokojnë rrugën në Morinë, kërkojnë të mos zbatohet vendimi me tre.

0

                              Një numër qytetarësh kanë tentuar që të bllokojnë rrugën në Morinë. Situata është tensionuar për shkak të rregullave të rrepta kundër COVID-19 që Kosova ka aplikuar së fundmi në kufij.Qytetarët kërkojnë heqjen e masave kufizuese pasi tashmë për futur në vendin fqinj duhen tre doza të vaksinës ose dy doza dhe një test negativ PCR. Nga pamjet e siguruara nga ABC News në kufi, duket një prezencë e shtuar e forcave policore të cilët tentojnë të negociojnë me qytetarët që kanë bllokuar rrugën.“Herën e parë me një vaksinë, herën e dytë me dy, herën e tretë me tre. Ndërkohë që vaksina e tretë bëhet gjashtë muaj. Ka afat kohor 6 mujor”, shprehet një qytetar i revoltuar. Të shumta kanë qenë reagimet pasi Kosova njoftoi masat e reja anti-COVID-19 nga qytetarë por edhe nga shtete fqinje si Maqedonia e Veriut e cila kërkoi rikthim të masave paraprake. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *