KUMTESË   PËR   MEDIA

Apel gjithë asamblistëve në K.K. Prizren

E nderuara kryesuese e asamblesë komunale,

E ju të nderuar asamblistë,

Parku i Biznesit është i rëndësisë vitale për zhvillimin ekonomik të një vendi do të mundësojë tërheqjen e investitorëve të huaj, hapjen e bizneseve të reja, krijimin e vendeve të reja të punës e cila kurorëzohet me sigurimin e mirëqenies dhe prosperitetit për qytetarët e Komunës dhe parandalimin e largimit të pjesës më vitale të popullsisë, rinisë Kosovare nga Kosova jonë për të cilën gjithë ne kemi sakrifikuar shumë.

E nderuara kryesuese, te nderuar asamblistë,

Të gjithë jeni të vetëdijshëm për rolin dhe rëndësinë e parkut të biznesit, jeni dëshmitarë se të gjitha subjektet politike në fushata parazgjedhore gjithnjë kanë premtuar zhvillimin e Parkut të Biznesit, por ato premtime nuk janë finalizuar. 

Drejtësia e vonuar shpeshherë është padrejtësi më e madhe por me moton më mire tani se kurrë është çasti të dëshmohen përballë komunitetit të biznesit!

Andaj,

Shoqata e Biznesmenëve dhe Zejtarëve ESNAF, shoqatë liderë në artikulimin e zërit të komunitetit të biznesit, fton gjithë asamblistët e komunës së Prizrenit që fillimisht para vetes tuaj e më pas para elektoratit tuaj të dëshmoni sinqeritetin se me të vërtetë jeni zëri i popullit në asamble dhe të votoni një të mire të përgjithshme për gjithë qytetarët e Komunës se Prizrenit, të votoni pa hezitim PËR PARKUN E BIZNESIT.

Me shumë respekt

Shoqata e Biznesmenëve dhe Zejtarëve ESNAF

Varis Xhejlani
Kryetar i Bordit