Kundërshtimi i Kosovës për “Ballkanin e Hapur”, Kryeparlamentarja e Shqipërisë tregon mesazhin e Gjermanisë
Lindita Nikolla, Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë, ka zhvilluar vizitën e saj të parë në Gjermani. Ajo është pritur në takim nga homologia e saj, Bärbel Bas.Nikolla ka treguar edhe mesazhin e Gjermanisë për nismën e Ballkanit të Hapur, që kundërshtohet nga Kosova, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.“Një nga projektet e Gjermanisë në rajon është Procesi i Berlinit. Në kuadër të tij është dakordësuar Tregu i Përbashkët Rajonal, i cili nuk ka funksionuar siç duhej. Ju ndërkohë keni krijuar nismën e Ballkanit të Hapur, e cila kundërshtohet nga Kosova. A biseduat për këtë çështje me zonjën Bas? Cili është mesazhi i Gjermanisë?”, ishte pyetja që iu parashtrua asaj.Sipas saj, mesazhi ishte që duhet avancuar në bashkëpunimin rajonal.Ajo ka thënë se edhe “Ballkani i Hapur” mundëson krijimin e një tregu të përbashkët, krijimin e mundësive dhe zbatimit të katër lirive themelore të Bashkimit Evropian dhe iniciativa të tjera.“Po. Folëm edhe për bashkëpunimin rajonal, edhe për iniciativën e Ballkanit të Hapur dhe mesazhi ishte që duhet avancuar në bashkëpunimin rajonal, sepse përmes bashkëpunimit rajonal ka të mira që i mirëpresin të gjitha vendet që futen në këtë bashkëpunim. Por, sigurisht, duhen parë në një ombrellë të madhe siç është Procesi i Berlinit. Edhe Open Balkans mundëson krijimin e një tregu të përbashkët, krijimin e mundësive dhe zbatimit të katër lirive themelore të Bashkimit Evropian dhe iniciativa të tjera, si iniciativa e gjelbër, iniciativa digjitale etj., që janë në fokus edhe të Bashkimit Evropian”, ka thënë Nikolla, në një intervistë për Deutsche Welle.Ndryshe, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u ka reaguar ditë më parë, Presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviqit dhe Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, lidhur deklaratat e tyre për “Ballkanin e Hapur”.Gjukanoviq e Osmani kishin deklaruar se janë kundër kësaj nisme dhe se Procesi i Berlinit është iniciativa e vetme që i duhet Ballkanit Perëndimor.Këtyre deklaratave u kishte reaguar Rama, duke thënë se Ballkani i Hapur e përshpejton Procesin e Berlinit, shkruan Reporteri.net.“Kushdo është kundër Ballkanit të Hapur është në të drejtën e vet që as mos të shohë, as mos të dëgjojë dhe as mos të kuptojë se kjo nisëm nxit paqen, bashkëpunimin, integrimin dhe e përshpejton Procesin e Berlinit! Ballkani i Hapur nuk do të ndalet sepse e ardhmja nuk ndalet dot”, kishte shkruar Rama në Twitter./Reporteri.net