KUNDËRSHTOHEN ARRESTIMET E KRERËVE TË OVL-UÇK’SË NGA VETERANËT E LUFTËS

0

Arrestimet e udhëheqësve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nga Gjykata Speciale po konsiderohen të padrejta dhe spektakël nga veteranët e UÇK-së në Zonën e Nerodimës.

Veterani i UÇK-së, njëherësh sekretar në Degën e OVL së UÇK’së në Ferizaj, Nexhat Shahini, thotë se arrestimi i udhëheqësve të Organizatës së Veteranëve është spektakël, duke shtuar se pamjet e arrestimit të tyre irritojnë veteranët dhe se një veprim i tillë nuk ishte i nevojshëm.

“Spektaklet e paraqitura në mjetet e informimit lidhur me arrestimet e fundit vërtetë i japin shije të keqe veteranëve të luftës. Deri më sot është dëshmuar se të gjithë veteranët e luftës të cilët kanë qenë të hetuar apo të dyshuar për krime të luftës të gjithë janë lajmëruar vullnetarisht dhe asnjëherë nuk ka pasur nevojë për spektakle të tilla. Veprimet e fundit ngrisin neveri dhe irritojnë veteranët pasi që nuk ka qenë e domosdoshme një veprim i tillë, sepse është dëshmuar që veteranët janë gjithherë të gatshëm të japin llogari për atë për të cilën akuzohen”, thotë ai.

Veterani i UÇK-së, Nazmi Hajdari, që ka qenë pjesë e Zonës Operative të Nerodimës, thotë se të gjitha arrestimet e ditëve të fundit janë një e padrejtë që po i ndodh Kosovës.

“Arrestimet e fundit janë diçka e padrejtë që i ka ndodhur Kosovës. Lufta jonë, lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë luftë e drejtë, luftë mbrojtëse për lirinë e vendit, për çlirimin e atdheut. Shumë e padrejtë, arrestime të padrejta janë, nuk na ka takuar kjo me na ndodh në historinë e popullit tonë. Janë arrestime të padrejta, gjykimi i pjesëtarëve të UÇK-së është i padrejtë”, thotë ai

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *