Kur flasim për masat e veçanta, mendoi qe duhet e gjithë shoqëria ta ndihmoi këtë proces
Tahir Bakalli, prof i historisë, drejtues i Qendrës Didaktike në Gjakovë.Për nismën e këtij viti të ri shkollor pohon;-“Viti i ri shkollor po afron, situata rreth fillimit të saj sa vjen bëhet dhe më intereaante.- rreth organizimit.
Është e kuptueshme se një shoqëri është ngritë dhe pret për fillimin e saj.
Ndryshe MASHT me të gjitha forcaf po mundohet qe ky fillim të jete i mbare dhe i qëndrueshëm.
Sot ajo ka dalë me propozime konkrete dhe te matshme për situaten që jemi.
Ne si shoqeri duhet të kuptojmë se siç.ka thënë specialisti Raka, ne duhet të mësohemi të ” bashëjetojmë” me covidin.
Çka dmth kjo, se për këtë fillim dhe vazhdim duhet jo vetem MASHT por dhe te gbitha strukturat deri tek familja duhet te ndihmojnë këtë proces qe për here te parë e kemi nga fillimi.
Kur flasim për masat e veçanta, mendoi qe duhet e gjithë shoqëria ta ndihmoi këtë proces dhe mendoi qe me një kujdes dhe përkushtim besoi qe fillimi do jetë i mbarë kuptohet me një monitorim serioz.
Pergatitja nga MASHT për 2- 3 faza të jetë fillimi i vitit, mendoi që është punuar me mençuri, pra kemi te bëjmë me një kontroll te situatës pa presione por shkallë, shkallë.
Pra fillimi i ” vrullshëm” i te gjitha nivele do sjellte parregullsi dhe situata do menagjohej shumë.veshtirë.
Ky model nga MASHT shkallë shkallë ështlë më i matshëm dhe i pranueshëm, kuptohet për fillim, sepse nuk mund të parashofim se çka do ndodhë pas një muaji./qendrapress.com/