Kur hipokrizia dhe spekulimet zëvendësojnë përgjegjësinë! –Shkruan;Hisen BERISHA,deputet i Parlamentit.
Në një kohë kur arsimi dhe zhvillimi i hershëm i fëmijëve është prioritet për shoqërinë tonë, është zhgënjyese të dëshmojmë spekulime dhe justifikime nga individë që drejtojnë dikastere kyçe në vend, si Ministrja e Arsimit, e cila fajëson komunat për dështimet e veta, me hipokrizi nga mungesa e dinjitetit dhe poshtërsi e spekulime, në mungesë të vlerave unike të karakterit që duhet ti posedoj lidershipi i një vendi në çdo nivel drejtues, si nderi, detyra, besnikëria, integriteti, profesionalizmi, transparenca, llogaridhënia dhe përgjegjësia. Kjo është një shembull i qartë i kësaj dukurie, e cila jo vetëm që ka dështuar në trajtimin e një prej sfidave më urgjente të arsimit para-shkollor – ndërtimin e çerdheve – por gjithashtu ka zgjedhur të kalojë përgjegjësinë e saj te komunat, duke spekuluar për një “betejë politike”. Kjo qasje e justifikimeve për dështimin, nga një person që është ngjitur në pozita me metodat më të ulëta dhe të pandershme, nëse i referohemi arsyeve të largimit nga procesi mësimor në Gjakovë, kalimit në Prishtinë dhe integrimin në lëvizjen politike amorfe të atashuar e subvencionuar, për shkatërrimin e sistemit shtetëror të Kosovës, çka përbën një rtethanë që është e papranueshme dhe ofenduese për qytetarët e Kosovës. E gjithë kjo ndodh në një periudhë kur duhet të përqendrohemi në rritjen dhe zhvillimin e infrastrukturës për fëmijët tanë, të cilët janë e ardhmja e këtij vendi. Ky nivel i papërgjegjshmërisë dhe paaftësisë nuk mund të justifikohet, sidomos nga dikush që ka fituar pozitën përmes lojërave politike dhe që duket të jetë më e interesuar për mbrojtjen e një narrative të dështuar se sa për përmbushjen e nevojave të qytetarëve të vendit. Në deklaratat e fundit, Nagavci ka akuzuar disa komuna për bllokimin e procesit të gjetjes së lokacioneve për ndërtimin e çerdheve, duke e quajtur atë një betejë politike kundër qeverisë. Komunat, nga ana tjetër, mund të kenë përballë sfida të natyrës logjistike ose financiare, por është e rëndësishme të shqyrtohet tërësisht situata. Lexoni artikullin e plotë këtu. Spekulimet e tilla dhe përpjekjet për të fajësuar të tjerët për dështimet janë simptomë e një qeverisjeje që po humbet përkushtimin ndaj zhvillimit të mirëfilltë dhe drejtimit të duhur të institucioneve./www.QendraPress.com/