Kur iu tha e vërteta banorëve Hasjanë për rrugën  Gorozhup-Pogaj, ministria ,Liburn Aliut ,bojkoton projektin e kësaj rruge ,A thua pse?!!

                              Kur , me datë  18, tetor 2024, kanë filluar punimet për ndërtimin e rrugës Gorozhup- Pogaj, rrugë që lidh fshatrat e Hasit të Kosovës dhe Shqipërisë. “Sot, shënuam fillimin e punimeve për ndërtimin e rrugës ndërkufitare, ne bazë të marrëveshjes së bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri. Kjo rrugë me gjatësi afër 4 km është vetëm faza e parë për të vazhduar më pastaj drejt Cahanit e Krumës”, ka shkruar zv/ministri i Transportit në Qeverinë e Kosovës, Hysen Durmishi. Mirëpo, kjo ishe pak e befasishme se si zv. Ministri Durmishi, nuk e përmend faktin se këtë rrugë dhe këtë aks rrugor, e ka nisur që moti saktë me 14,02 2019, Kadri Veseli, i cili këmbë e ka përshkruar me këtë rast edhe e ka emërtuar ‘’Shtegu i lirisë’’ Kadri Veseli me këtë datë e përshkoi këmbë “Shtegun e Lirisë”, një udhë kjo bjeshkatare të cilën, sikur ai,e kaluan, para 20 e më tepër vjetëve, edhe shumë bashkëluftëtarë të tij në UÇK . Prandaj, nëse kjo rrugë fillon me 18 tetor 2004, i bije për hise e rend që të përmendet se kush i pari e nisi dhe emërtoi këtë rrugë me shtegu i lirisë, e për këtë ndërtim ishte dhënë sinjali i gjelbër që në marrëveshjen e parë të nënshkruar mes Shqipërisë –Kosovës. Andaj,merita e askujt nuk është mirë të anashkalohen e aq më pak , kur dihet fakti se ato rrugë ishin rrugët e lirisë,sepse nga atje u sollën armët e lirisë përmes Portës së Madhe të lirisë siç quhej Hasi’’pat shkruar  ‘’QendraPress’’ me autor /Q.TH/.Por, tani më ndodhi befasia e dytë  për fat të keq, ai projekt aq i rëndësishëm bile  mund të thuhet shumë i rëndësishëm, pas këtyre fakteve u bojkotuar nga ministria e Liburn Aliut, pa tjetër që tani më rrjedhë pyetja kur duhet të fillojë  ky projekt?? .Sepse ka rëndësi shumë jetik për fshatrat e Hasit të Kosovës e Shqipërisë .Sepse rrethi i Hasit të Shqipërisë  duan ta ken qendër të tyre Prizrenin. Kjo ka  shumë rëndësi edhe për vetë ata banorë. Ne u munduam ta kontaktojmë lidhur me këtë, zy  ministrinë  Durmishi, pasi ai ishte marrë më këtë projekt, po ai nuk  kishte  qasje në telefon. Besojnë  se ditëve tjera  në do të kontaktojmë në orar punë, ose me vetë ministrin Aliu ose më përgjegjës tjerë, që ta mësojmë se  pse u ndal së punuari për këtë projekt që ka pos rëndësisë ekonomike. E ka edhe atë strategjikë për liberalizim të kufijve. E kur kësaj i shtohet fakti tani më edhe martesave të shumta mes  këtyre dy pjesëve të Hasit rëndësia bëhet prioritet…!!/www.QendraPress.com/