Kur më pyetën se ku ke dashurin ? I ktheva sytë nga qielli, ja atje lartë i pushon shpirti i tij. – Shkruan :Lina Arifi

0

Atje, në mesin e yjeve po më bënë dritë jetën time, çdo natë më dhuron shkëlqesinë e tij, aty jeton bashkë me mua, unë ndoshta nuk e shoh, nuk e kam, nuk merr frymë pranë meje, nuk pushoj në kraharorin e tij, por të paktën e ndjejë!

Ai nuk jeton më, pranë syve t’mi dhuroi shikimin e fundit, në duart e mia dha frymën e fundit, n’krahërorin tim pushoj shpirti tij, e tani si mund qe shikimin e tij ta zëvendësoje tek dikush tjetër?! Si mund në kraharorin tim t’pranoj një person tjetër ?! Kur zemra ime dashuron edhe dheun e varrit i cili mbulojë trupin e dashurisë sime t’përjetshme!

Unë dashurojë ende ftyren e zverdhurë që përqafova t’fundit here, unë dashurojë zemrën që tik-taket e saj ndaluan n’pranverën e heshtur. Ne vdiqa së bashku me të, u varrosa me të, atë ditë kur zemra e tij pushojë, pushojë dhe zemra ime. Mos më shikoni kaq te fortë, sepse n’brendsi jam e kalbur, njëjtë siq po kalbet dhe trupi i tij.

Unë jam një e vdekur që jeton në trup t’gjallë!/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *