Kur parashikohet të kthehet shiu dhe bubullimat?

                         Më nxehtë në ditët e ardhshme e kryesisht me diell. Në fundjavë mundësi për rrebeshe të shkurta me bubullima. Të dielen temperaturat në rënie të lehtë, parashikon “Prishtina Weather”.13.07.2022 – Mot më i nxehtë dhe kryesisht me diell po parashihet për ditët e ardhshme. Ditën e shtunë orëve të pasdites përreth viseve malore mund të ketë edhe rrebeshe të shkurta me bubullima, derisa ditën e diel mund të shtrihen edhe në pjesë tjera të vendit, por kryesisht orëve të pasdites. Ditën e diel në aspektin termik, edhe nuk do të jetë mot shumë i ngrohtë.Nga dita e hënë kryesisht me kthjellime e diell.Indeksi i rrezeve ultraviolete do të jetë në nivele shumë të larta të rrezikut, kështuqë orëve të mesditës rekomandohet t’i ikim ekspozimit më të gjatë ndaj rrezeve të diellit.

Datat:

14.07 – Shumë ngrohtë dhe kryesisht me diell.

15.07 – Kryesisht me diell dhe më nxehtë.

16.07 – Nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite përreth viseve malore me mundësi për rrebeshe të shkurta shiu dhe bubullima.

https://reporteri.net/reklamap/www/delivery/afr.php?zoneid=18&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE