Kur planifikohen të blihen katër helikopterët e parë për FSK-në, tregon ministri Maqedonci
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka bërë të ditur se në invertarin e pajisjeve me armatim dhe automjete për Forcën e Sigurisë së Kosovës parashihen edhe helikopterët.
Maqedoni në një intervistë për Tëvë1 tha se një flotë e helikopterëve parashihet të blihet, të prokurohet gjatë fazës së fundit që është faza 2025-2028.
“Ne fillimisht do të kemi flotën prej katër helikopterëve që do të jenë multi-funskional dhe përveç aspektit të mbështetjes ushtarake, do të jenë edhe transportues”, tha Maqedonci.
Ministri tha më tej se tashmë e kanë personelin e trajnuar për këtë.
“I kemi pilotët e certifikuar dhe diplomuar për këtë çështje…”, tha ai.
Duke folur për planifikimet për pajisjen me armatim, ministri tha se nuk janë paraparë tanket.
“Tanku është mjet kryesisht që mundëson sulme, ofensiva… dhe ne jemi të drejtuar në aspektin e mbrojtjes…”, tha ndër të tjera a