Kursi i filigranit në Prizren tashmë po tërheq edhe turistë ndërkombëtarë

Sot,filluan trajnimet në Filigran ku pos të interesuarave të Prizrenit e qyteteve tjera të Kosovës ka të interesuar edhe dy turistë që kanë lexuar për këtë zeje tradicionale. Sot, kryetari i komunës Shaqir Totaj, bashkë me drejtorin e turizmit dhe zhvillimit ekonomik Ramadan Tarashaj, kanë përgëzuar fillimin e trajnimit të kësaj zeje me ë cilën identifikohet Prizreni, Kryetari Totaj duke uruar kursistet me këtë rast ka theksuar se kjo është zeje specifike dhe në si komunë do të bëjmë të pamundurën që të ruajmë këtë zeje por edhe zejet tjera si ate të plisave apo të tjera
Kurse drejtori Ramadan Tarashaj ka uruar fillimin e këtij kursi në filigran e veçanërisht është ndalur tek fakti se në këtë radhë pos nga Kosova po marrin pjesë edhe dy turistë
Derisa Bashkim Tejeci njëri nga trajnerët në Filigran ka falënderuar komunën e Prizrenit për angazhimin që po bene komuna . Kurse ai tha se këta që e kryejnë këtë kurs e kanë edhe një përparësi se mund të punojnë edhe nga shtëpitë e tyre posa ta marrin këtë zanat.
Nermin Bexheti ajo kishte ardhur nga Prishtina për të marrë pjesë në këtë kurs së pari nga dashuria që ndije për filigrani e po ashtu edhe për faktin se kjo zeje është një lloj arti shpirtëror tha ajo. Filigrani padyshim se është zeje e shpirtit dhe fisnikërisë derisa Prizreni identifikohet si emblemë e filigranit në gjithë Ballkanin