Kursime disavjeçare të Shehut, Teqja e Madhe del me reagim pas vjedhjes së rëndë

                    Teqja e Madhe në Gjakovë ka reaguar pas vjedhjes së rëndë që u krye atje.“Teqja e Madhe e Gjakoves, percjelle indinjaten e thelle për aktin vandal e makaber te grabitjes ne Teqe. Shuma e parave dhe gjerave te tjera me vlere, e grabitur ne Teqe, ka qene pjese e kursimeve disavjeçare te Shehut te Teqese se Madhe, familjes Shehu dhe te besimtareve, me qellim te investimit ne rindertimin perfundimtar te objektit te Teqese se Madhe ne Marash-Hisar te Przirenit. Shpresojme qe shume shpejt organet e rendit dhe te drejtesise ta kryejne punen e tyre dhe ta zbardhin ne plotni kete rast.”, thuhet në reagim.Ndryshe, rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, ku dyshohet se janë vjedhur 200 mijë euro.