Kurti: Agresioni rus, shton mosmarrëveshjet Kosovë-Serbi

                     Kryeministri Albin Kurti, përmes një postimi në Twitter, reagoi pas darkës joformale me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq dhe emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.Shefi i ekzekutivit kosovar deklaroi se agresioni i fundit rus në Ukrainë ka shtuar mosmarrëveshjet mes dy vendeve.“Agresioni i fundit rus në Ukrainë shtoi mosmarrëveshjet tona. Por ne mbetemi të përkushtuar ndaj dialogut parimor me Serbinë për një marrëveshje të përqendruar në njohjen reciproke. Raundi i sonte u zhvillua në Pallatin Borsig në Berlin gjatë një darke pune”, shkroi Kurti. Kryeministri Kurti po qëndron në Berlin ku gjatë ditës së djeshme ka takuar kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe ministren e Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock. Më pas, ka pasur edhe një darkë joformale.